Totenhemi ka fituar sfidën e parë në derbin anglez të këtyre çerekfinale të Champions League. Në sfidën e luajtur në “Spurs Stadium”, “gjelat” e Mauricio Poketinos kanë përballuar mjaft mirë skuadrën e frikshme të Pep Guardiolës, duke gjunjëzuar Mançester Sitin falë golit të koreanit Son.

Në minutën e 11-të, miqtë kishin mundësinë më të mirë për të kaluar në avantazh. VAR ka ndërhyrë për t’i akorduar një penallti Mançester Sitit. Ka qenë një prekje me dorë e Deni Ros, që është akorduar si faull në zonë dhe është dhënë 11 metërsh nga kryesori Kuipers pas konsultimit me VAR-in. Në pikën e bardhë është paraqitur Sergio Aguerro, por goditjen e tij e ka ndalur mrekullisht portieri Hugo Loris, që e ruan portën e Totenhemit të paprekur në këtë fillim sfide.

Në pjesën e dytë Totenhemi do të gjejë avantazhin. Minuta e 79-të e takimit dhe koreani Son kalon të zotët e shtëpisë në epërsi, me Sitin që proteston duke pretenduar se topi ka dalë në rivënie fundore, por VAR konfirmon të kundërtën.

Siti provon në çastet e fundit të barazojë, por Guadiola dhe të tijtë tashmë duhet të marrin masat për ndeshjen e dytë në “Etihad”, ndërsa Poketino ka humbur Herri Kejnin për takimin e kthimit.

e tij e ka ndalur mrekullisht portieri Hugo Loris, që e ruan portën e Totenhemit të paprekur në këtë fillim sfide.

(j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb