Në Melbourne u zhvilluan provat e fundit të lira zyrtare të Formula 1. Charles Leclerc siguroi “pole position” në Çmimin e Madh të Australisë. Falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme në sekondat e fundit, Leclerc mposhti Max Verstappen me vetëm 286 të mijëtat.

Nga rreshti i dytë do të nisen Sergio Perez, me makinën tjetër Red Bull, dhe Lando Norris, që regjistroi kohën e katërt më të mirë me McLarenin e tij.

Nga rreshti i tretë, Lewis Hamilton dhe George Russell, ndërsa flamuri i kuq i provokuar nga dalja e Fernando Alonsos nga pista e pengoi Carlos Sainz të marrë një vend më të mirë si i nënti.

Capture

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb