Chelsea e ka filluar me një barazim miqësoren e parë për sezonin e ri. Blutë e Londrës u ndalën nga Brighton në stadiumin e këtyre të fundit, që mirëpriti tifozët për herë të parë pas pandemisë në një distancë prej një stoli bosh.

Për Chelsea-n Werner debutoi me gol në këtë ndeshje pasi iu deshën vetëm 207 sekonda lojë. Protagonist ishte Ziyech, prurja tjetër e re e Chelsea që me një krosim nxori para portës Hudson Oddoin i cili nuk goditi mirë topin, por gjermani Werner me qetësi mposhti pa probleme portierin.

Disa minuta para fundit të lojës Brighton barazoi për të përmbyllur ndeshjen në shifrat 1-1.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb