Chelsea e ka nisur me fitore sezonin e ri të Premier League. Londinezët vuajtën disi në transfertën e Brighton por në fund arritën qëllimin e 3 pikëve të para.

Golin e parë të sezonit tek londinezët e realizoi një mesfushor i cili thuajse u harrua sezonin e kaluar, Jorginho i cili realizoi një penallti të fituar nga Werner. Por vendasit u kundërpërgjigjën me një gol në pjesën e dytë nga jashtë zone, edhe pse Arrizabalaga mund të kishte bërë më mirë në atë rast.

Vetëm një minutë zgjati balanca, teksa mbrojtësi i krahut të majtë, James Reece lëshoi të djathtën për të shkundur rrjetën e kundërshtarëve për herë të dytë. Siguria do të vinte sërish nga një mbrojtës, Kurt Zouma i cili i ndihmuar nga një devijim pa topin teksa ngadalë shkonte drejt rrjetës, kurse portieri u hodh nga krahu tjetër.

Chelsea vetëm 2 javë më parë luajti miqësore në ”Amex Stadium” ku barazoi 1-1. Po ashtu edhe sezonin e kaluar londinezët u ndalën në barazim ndaj Brighton. Por duket se tashmë e thyen edhe këtë tabu.

Për ekipin e Lampard debutuan për herë të parë dy prurjet e reja Havertz dhe Werner, pa arritur të shënojnë, kurse Chilwell me Ziyech janë të dëmtuar. Thiago Silva gjithashtu do të debutojë më vonë pasi është me pushime.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb