Chelsea po kalon një krizë totale, si asnjë herë më parë, ku as milionat e investuara në merkato nuk kanë asnjë efekt. Blutë ndodhen për momentin jashtë “zonës euro”, në vendin e 10-të në Premier League, ndërsa nuk janë në pozita komode as në Champions, ku Dortmund fitoi ndeshjen e parë 1-0. Në kushte të tilla, i pari nën akuzë është gjithnjë trajneri, por deri më tani stafi drejtues i ka dhënë besim duke mos e shkarkuar, por çdo gjë e ka një limit, pavarësisht se kostot e një shkarkimi të tillë janë të mëdha.

Potter
Potter

Sipas mediave spanjolle, nëse ekipi nuk kthehet shpejt te rezultatet pozitive, atëherë Potterin e pret shkarkimi i sigurt. Sipas Sport, në garë për të marrë drejtimin e londinezëve janë dy emra të mëdhenj, Zinedine Zidane dhe Luis Enrique, të dy të papunë.

Zidane ka refuzuar oferta të shumta që pasi u largua nga stoli i Real Madrid, por tekniku francez theksoi pak kohë më parë se do të rikthehet shumë shpejt në stol. Luis Enrique është lakuar shumë këtë periudhë për të marrë drejtimin e përfaqësueses braziliane, por të dy trajnerët do ta mirëprisnin një ofertë të mundshme nga Chelsea.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb