Chelsea nuk dorëzohet për të marrë shërbimet e Enzo Fernández në këtë merkato dhe, për këtë arsye, ka paraqitur një ofertë të re prej 100 milionë euro plus disa lojtarë për të mbyllur marrëveshjen me Benfica-n, sipas medias portugeze Record.

Ndërkohë, presidenti Rui Costa është i vendosur për shitjen e kampionit në fuqi të botës, pasi kjo do i sillte shumë të ardhur klubit të elitës nga Portugalia.

Benfica ka qenë e prerë që në fillim, nuk do ta shesë mesfushorin argjentinas për më pak se 120 milionë euro. Blutë e Londrës nuk i kanë të gjitha paratë në dispozicion, ndaj po mendojnë të gjejnë disa mënyrë të tjera për të afruar lojtarin.

Ideja që ka bordi anglez është të ofrojë Hakim Ziyech në operacionin për Enzo Fernández, përveç huazimit të Datro Fofanës dhe Andrey Santos. Chelsea po shqyrton alternativa të tjera në rast se nuk vjen Enzo Fernández, si Alexis Mac Allister nga Brighton.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: