ANGLI

Chelsea po jep shenjat e ringritjes me ardhjen në stol të gjermanit Thomas Tuchel. Blutë kanë fituar derbin e Londrës minimalisht me rezultatin 0-1 ndaj Totenham.

Mjaftoi penalltia e Jorginho në minutën e 24-t që Chelsea të marrë 3 pikë të vlefshme, ndërkohë që ngjitet në vendin e 6-të, 11 pikë larg kreut të Premier League.

Kjo ishte fitorja e dytë për Chelsea nën drejtimin e Tuchel, ndërkohë që me gjermanin ende londinezët nuk kanë pësuar gol në 3 ndeshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb