4 pikë në 3 javë janë shumë pak për një ekip si Chelsea, për më tepër që situata nuk pritet të ndryshojë shpejt pasi dukshëm ekipi i Tuchel e ka shumë të vështirë të mbyll një ndeshje, pa shumë alternativa cilësore, mbi të gjitha në fazën sulmuese. Të shtyrë nga tekniku gjerman, stafi drejtues vijon punën për të gjetur zgjidhje në këto ditë të fundit të merkatos. Rafael Leao është pa diskutim ëndrra më e madhe, por njëkohësisht edhe operacioni më i ndërlikuar.

Broja
Broja

Këtë periudhë, blutë po negociojnë fuqishëm me Everton për të siguruar shërbimet e Anthony Gordon, por oferta e parë prej 45 milionë sterlina u refuzua nga Everton në mënyrë të prerë. Chelsea po përpiqet të gjejë një tjetër mënyrë për të joshur drejtuesit e Everton, për këtë arsye janë gati t’i ofrojnë Conor Gallagher dhe Armando Brojën në formë huazimi. Sulmuesi kuqezi kërkohet prej kohësh nga ish trajneri i tij Frank Lampard, pikërisht Chelsea kërkon të bind Everton duke i vendosur në pjatë shërbimet e “bomberit” kuqezi. Gordon ka shprehur dëshirën e tij për tu bashkuar me Chelsea, por mbetet për tu parë se çfarë do të vendosin Gallagher dhe Broja.

Reja
Reja

Prej një kohë të gjatë Broja mbetet një emër fiks në tregun e transferimeve, jo vetëm në Angli. Së fundmi edhe trajneri i Kombëtares, Edy Reja, në një intervistë për mediat italiane, iu rikthye çështjes Broja duke ritheksuar se në një moment ia këshilloi emrin e tij drejtuesve të Napolit, por pa mundur të bind të dy palët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb