Cher zbuloi këshillën e saj për gratë. Këngëtarja 77-vjeçare u shpreh e sinqertë për të vetmen gjë që të gjitha gratë duhet të bëjnë një herë në jetën e tyre gjatë një episodi të ri të emisionit të saj në YouTube, “Chicken Soup Date” me prezantuesen Emilia Diemoldenberg.

“Të dalësh me një djalë më të ri ”, tha idhulli muzikor për pyetjen përkatëse.

Cher, e cila është në lidhje me Alexander Edwards, 37 vjeç, foli për romancën e saj të papritur me drejtuesin e muzikës, duke zbuluar se marrëdhënia e tyre ishte rindezur përmes mesazheve me tekst.

“U nisa për të shkuar në Zvicër dhe ai më dërgoi mesazh: “Ku po shkon? përshkroi ajo. ” Unë thashë: Do të shkoj në Zvicër. Jam pak e lodhur” dhe më pas ai shkroi: “Epo pusho pak, zemër, me tre “Y”.

  • foto galeri

Dhe ajo vazhdoi: “Ai nuk më njeh aq mirë sa t’i verë fjalës zemër tre “Y”. Isha disi e inatosur. Dhe më pas ai filloi të më dërgonte mesazhe”.

Këngëtarja e “Believe” ka shpjeguar se nuk ka qenë asnjëherë qëllimi i saj të dashurohet me dikë 40 vjet më të vogël. “U thosha mikeshave të mia, mos u dashuroni me një burrë më të ri, ne jemi shumë të vjetra”, tha ajo me shaka.

Cher zbuloi gjithashtu se Edwards i bleu asaj një unazë që ajo “e mban gjatë gjithë kohës”.

Dyshja u takua në Javën e Modës në Paris në vjeshtën e vitit 2022.

Thuhet se ata u ndanë në maj, por duket se janë ribashkuar disa muaj më vonë. Pasi romanca e tyre u rindez, një burim i tha Page Six se këngëtarja “thjesht dëshiron të jetë e lumtur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: