Halloween është kthyer në një “maratonë” për të famshmit e Hollivudit, pasi secili prej tyre çdo vit përpiqet të lërë përshtypje me kostumin e tij.

Vitin e kaluar të gjithë ishin për Heidi Klum, e cila ishte veshur si një krimb. Këtë vit mediat ndërkombëtare mund të mos i kenë kushtuar shumë kohë zgjedhjeve të yjeve, por Christina Aguilera arriti të diskutohej me pamjen e saj.

Këngëtarja e veshur si “Cher” ka hyjnizuar idhullin 77-vjeçar të pop-it në komentet e saj në Instagram. Kjo nuk është e vetmja arsye që është bërë temë diskutimi.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Aguilera jo vetëm që i bën nderim këngëtares Cher, por në videot dhe fotot që ka postuar, ajo shfaqet në një nga pamjet e saj më zbuluese. Në fakt, ajo nuk zgjodhi një shfaqje të rastësishme të Cher. Pamja e saj e Halloween të kujton heroinën e luajtur nga Cher në filmin “Burlesque”, ku ata luajtën bashkë.

Në Instagram, Aguilera shkroi: “Në ditën time të preferuar të vitit, është e përshtatshme që të kthehem pas në kohë. Mesazhi i Cher me muziken dhe stilin e saj ka lene një gjurmë të veçantë në botë dhe sot e kesaj dite nuk me besohet se kam pasur rastin te punoj me nje legjende te tille!!!! Dashuria dhe respekti që kam për ju është e pafund.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb