Interi do të shkojë në finalen e Champions League. Këto ishin fjalët e ish-futbollistit të Juventusit, Georgio Chiellini.

Chiellini beson se zikaltërit do mund të shkojnë në aktin final, teksa jep parashikimin e tij edhe për gjysmëfinalen tjetër mes Real Madrid dhe Manchester City, ku “peshorja” e tij duket se anon nga këta të fundit.

“Derbi i Milanos do të jetë një gjysmëfinale e ekuilibruar, por nëse më duhet të vë bast 1 euro, do ta vë për Inter. Mendoj se zikaltërit kanë një avantazh sepse i shoh më të fortë në këtë lloj ndeshjeje. Parashikimi im për finalen e këtij viti është Inter-Manchester City. Edhe këtu me pak dyshim sepse gjysmëfinalisti tjetër, Real Madrid, është gjithashtu shumë i fortë. Por mendoj se herët a vonë Manchester City do të duhet të arrijë finale dhe për këtë arsye unë do të bast një euro për finalen e Inter-Manchester City” – u shpreh Chiellini.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: