Juventus është rikthyer. Hap pas hapi, Allegri po arrin të “ringjall” “Zonjën e Vjetër”. Nuk e kanë më atë klas dhe forcë të dikurshme por kanë të njëjtin shpirt gare, tani janë dhe një skuadër, një grup i vërtetë. Bardhezinjtë dinë të vuajnë, janë dhe cinik kur duhet, pikërisht këtë bënë përballë një Chelsea me shumë prepotencë duke marrë në “Stadium” një trepikësh jashtëzakonisht shumë të rëndë. Pa sulmues të deklaruar, me Dybala dhe Morta në bokse, por me një 9 fals si Bernardeski, i mbështetur nga Cuadrado dhe Chiesa, filozofia e Allegrit rezultoi fituese, trajneri ka merita edhe për faktin që arriti të ndryshoj modul dhe taktike gjatë lojës.

Juve
Juve

Bonucci dhe De Ligt bën që një gjigand si Lukaku të zhdukej në Torino, belgu ishte thjeshtë hija e emrit të tij. Me fillimin e pjesës së dytë, në 30 sekondat e para, Bernardeschi dhurojë një asist fantastik për Chiesa me sulmuesin “azzurr” që mposhti Mendy. Goli i Chiesa rezultoi një trepikësh në fund me Juven që merr kreun e Grupit H me 6 pikë të plota, plus tre nga Chelsea. Në sfidën tjetër të këtij grupi, Zenit mposhti Malmo me rezultatin e thellë 4-0.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb