Komediani Chris Rock ka thyer heshtjen pas goditjes që mori nga aktori Will Smith në skenën e “Oscars” të dielën. Komediani në një shou në Boston të mërkurën u shpreh shkurt se ende është duke “e përpunuar” atë që ndodhi në fundjavë.

57-vjeçari të dielën bëri shaka për pamjen e bashkëshortes së Smithit, Jada Pinkett Smith, live në skenën e “Oscars”. Smith doli në skenë dhe e goditi shuplakë Rockun duke marrë vëmendjen edhe nga ndarja e çmimeve për më të mirët.

Teksa Smith ka kërkuar falje publike, Rock ende s’kishte komentuar ngjarjen.

Të merkurën, në shown e tij, Rock nisi paraqitjen para audiencës duke i pyetur ndjekësit “Si ishte fundjava juaj?”.

Pasi u mirëprit me duartrokitje të shumta, ai vazhdoi duke thënë se dëshiron të jetë i drejtpërdrejtë për çështjen duke shtuar se “s’ka asgjë për të thënë”.

“Jam duke e përpunuar se çfarë ka ndodhur dhe një ditë do të flas për këtë”, u shpreh 57-vjeçari duke shtuar se “do të jetë serioz, pak humor”.

Biletat për shown “Rock’s Ego Death” përjetuan ngritje të madhe të çmimit pas ngjarjes që shokoi botën e filmit të dielën.

Smith në një shkrim në Instagram ditën pas ngjarjes kishte kërkuar falje. Ai e kishte cilësuar si tepër të rëndë shakanë për gjendjen mjekësore të bashkëshortes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: