Christina Aguilera u detyrua të shtyjë dy nga shfaqjet e saj në Las Vegas. Këngëtarja 43-vjeçare zbuloi përmes një story në Instagram se ajo u sëmur pas hapjes së Volterit Belle de Nuit në Resortin Venecian gjatë fundjavës.

Kështu ajo ka shpjeguar se si do t’i ricaktojë paraqitjet e saj fundjavën e ardhshme, pasi deri atëherë i duhet kohë për t’u rikuperuar.

“Pasi prita vitin e ri me ju nga skena në Las Vegas, Viti i Ri me gjeti të sëmurë me grip!!!”, tha ajo.

Ajo gjithashtu shtoi: “Më vjen keq t’iu them se dy shfaqjet e mia këtë fundjavë do të riplanifikohen pasi të pushoj. Mezi pres të rikthehem në skenë pas disa javësh. Jam krenare për këtë shfaqje dhe mirënjohëse për gjithë mbështetjen dhe dashurinë që më keni treguar. Shihemi se shpejti”.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb