Deputeti Edi Paloka ka pritur në zyrën e tij në selinë blu gazetarët, ku i ka treguar formularët e dorëzuar nga delegatët, që kërkojnë mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD më 11 dhjetor.

Paloka ka thënë se PD për momentin ndodhet në një krizë dhe shumica, kërkon që kjo gjendje të zgjidhet.

Ai shtoi se cilido është i ftuar të vijë dhe të verifikojë për numrin e formularëve, ndërsa verifikimet sipas tij do të bëhen më 11 dhjetor, nga një komision i mandateve që do të formohet nga Kuvendi.

Paloka: Këto janë cic mice që vetëm PD nuk i vlejnë. Kur 4.200 pa futur të tjerët që do të sjellin formularë, kërkojnë të zgjidhin një krizë nëpërmjet kuvendit, kjo futja a duhet lajmëruar data, këto janë gjëra që PD nuk i vlejnë. Ka gjëra më të rëndësishme që duhet të zgjidhi PD, e nuk zgjidhet kriza duke u marrë me procedurat. Kemi një realitet, që jemi në krizë. Shumica e delegatëve kërkojnë zgjidhjen nëpërmjet Kuvendit dhe kështu e ndihmojmë PD. Sot ke mundësi të shohësh a janë 4.200 familjarë. A janë të vërteta, falso, këtë se bëjmë dot as unë as ti e me statut se bën dot asnjë tjetër. Duhet të gjendesh para një fenomeni. Kuvendet e tjera të jashtëzakonshme do të bëhen me rregulla më të qarta. Këto vërtetohen nga komisioni për verifikimin e mandateve. Ditën e kuvendit një përfaqësi, sepse ne jemi ndarë me palë, ndërsa unë në mes për momentin.

Ata nuk e njohin Kuvendin?

Paloka: Nëse nuk njohin vullnetin e shumicës së delegatëve kjo është përgjegjësi më e madhe. Ata të vijnë dhe të vërtetojnë.

Ju nuk jeni në asnjë palë? Dua mendimin tuaj, ju mendoni se do ishin dërguar në mënyrë zyrtare te partia apo ta mbani ju?

Paloka: Në këtë rast ka një kërkesë të firmëtarëve. Nuk ndodhi papritur, ata kanë kërkuar që këto formularë t’i depozitojë unë. Nuk ka të parashikuar me statut se ku duhet të qëndrojnë formularët. Por nismëtarët menduan që për aktin që ata kanë shprehur t’i depozitojnë këtu. Kushdo funksionarë të PD, t’i marrë me rrallë dhe të verifikojë a janë apo jo formularët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb