SHBA – Lidhja mes këngëtares Ariana Grande dhe komedianit Pete Davidson nuk ka zgjatur shumë. Çifti e bën publike lidhjen e tyre në maj të këtij viti, pak kohë pasi ishin ndarë nga partnerët e mëparshëm.

Ata dukeshin shumë të dashuruar dhe shfaqeshin gjithmonë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por ndarja nga jeta papritur e ish të dashurit të këngëtares, reperit Mac Miller, ndikoi shumë keq në gjendjen e Ariana-s dhe për pasojë mund të ketë ndikuar edhe në marrëdhënien e tyre.

Lajmi i ndarjes është bërë i ditur nga TMZ. Herën e fundit që Grande dhe Davidsoon janë fotografuar bashkë, është vënë re që tatuazhi me veshë lepuri që Pete kishte bërë pas veshit, si dedikim për Ariana-n, ishte zëvendësuar nga një zemër. Ende nuk janë dhënë detaje në lidhje me shkakun e ndarjes së tyre.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb