TIRANE – Një çift të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin në mes të rrugës në kryeqytet.
Në videon e publikuar nga “Jeta Osh Qef”, duket që sherrin e nis vajza, e cila fillimisht tregohet mjaft agresive duke goditur e shtyrë djalin, i cili pas disa sekondash ja kthen me një shuplakë.
Kjo ngjarje ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve në rrugë, të cilët nuk kanë nguruar t’i filmojnë me celular.
(er.nu/BalkanWeb)