Me erëra të forta dhe shira të dendur, cikloni “Freddy” filloi të godasë Madagaskarin mbrëmjen e sotme, ndërsa autoritetet e vendit kanë pezulluar funksionimin e shkollave dhe transportit publik, ndërsa tashmë është raportuar për vdekjen e parë nga cikloni.

Sipas shërbimit meteorologjik të Madagaskarit, cikloni “Freddy” arriti në majën juglindore të vendit ishull, me erëra që frynin me një shpejtësi mesatare prej 130 km/h dhe rreh 180 km/h.

Si pasojë e këtij cikloni ka humbur jetën një 27-vjeçar, ndërsa më shumë se 7,000 njerëz u zhvendosën në rajonin e Vatovavi.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: