Banorët në ishujt e Paqësorit kanë nevojë urgjente për ushqime pas ciklonit ‘Pam’. Në Vanuatu si pasojë e ciklonit janë shkatërruar banesat, spitalet, shkollat, si dhe gjithçka tjetër.

Deri tani raportohet për 24 persona të vdekur, ndërsa numri sipas autoriteteve pritet të rritet për shkak të personave të cilët rezultojnë të zhdukur.

Si pasojë e stuhisë që goditi vendin pak ditë më parë mungon energjia elektrike, telekomunikacioni, si dhe furnizimi me ujë të pijshëm.

‘Vendi ka nevojë emergjente për ujë të pijshëm dhe ushqime, pasi prodhimet e tyre janë shkatërruar’- tha për BBC Alice Clement, përfaqësuese e UNICEF.

Kjo dukuri natyrore u cilësua si më e rënda në historinë e vendit nga autoritetet. Vanuatu ka një popullsi prej 267,000 banorësh, përhapur në mbi 65 ishuj.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: