AUSTRALI – Cikloni i fuqishëm tropikal “Pam” ka goditur sot Republikën e Vanuatu-s, një shtet në Oqeanin Paqesor, në lindje të Australisë dhe që ka kryeqytet Port Vila-n.

Cikloni është i kategorisë së pestë dhe konsiderohet si një prej stuhive më të forta të para në Paqësorin e Jugut në vite. Banorët e Port Vilës janë të frikësuar nga shkatërrimet në masë që priten.

_81616380_australiatuvaluvanuatusolomonkiribati4640315

Mediat ndërkombëtare kanë publikuar imazhet satelitore, të cilat tregojnë agresivitetin e kësaj stuhie, që ka ndëprerë energjinë elektrike në provinca si dhe komunikimin telefonik.

Erërat e Pam kanë një shpejtësi prej 270 kilometra në orë dhe priten të arrijnë deri në 325 kilometra në orë, duke sjellë reshje të rrëmbyeshme me vete, përmbytje dhe rëshkitje toke. Gjashtë provinca janë duke u prekur më rëndë nga erërat shkatërruese të ciklonit Pam.

(ar.sh/BalkanWEb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: