Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh sot se nga 189 milion dollarë evazion fiskal që është vërë me kompanitë që marrin punë publike, 30 milionë janë të kompanive të Klodian Zotos.

Pjesa tjetër sipas Kryemadhit janë kompanitë që marrin tenderat me 99.99% të vlerës si dhe ato që ndërtojnë 1 km rrugë për 20 milionë euro.

Vlera e evazionit fiskal, ka të bëjë vetëm me inceneratorët apo gjithë punët publike?

Nuk është vetëm për inceneratorët. Evazioni i Zotot ishte kryer me 24 kompani. Duke hetuar librin e shitjeve të kompanisë AM &Co kishte 18 milionë dollarë blerje dhe shitje 19.5 milionë. Në pamje të jashtme duket në rregull. Por kur sheh del që kompanitë nuk kanë bërë pagesë me TVSH dhe del që blejnë fruta dhe ujë e shesin beton. Pjesa më e madhe e faturave të shitjes funksionin me kompani që ndërtojnë rrugë, kompani kullash dhe kompani që kanë fituar punë publike. 80% e evazionit 189 milionë$, 30 milionë$ janë të Klodian Zotos dhe 159 milion $ janë kompani që kanë fituar punë publike, këta që fitojnë tenderat me 99.99% të vlerës, apo ata që ndërtojnë 1 km për 20 milionë euro.

Janë të njëjtët persona këto 24 kompani?

Këto bëhen me bekimin e kryeministrit se pa bekimin e kryeministrit është e pamundur. Ministria e Financave nuk disburson buxhet financiar nëse libri i shitjeve dhe blerjeve nuk korrenspondon. Këto mund të jenë mbi 100 kompani të tjera. Ne duke hetuar inceneratorët na del kjo shifër, por mund të jenë qindra të tjera.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb