Këngëtarja e njohur, Çiljeta Xhilaga është prej vitesh në një lidhje me portierin, Alban Hoxha.
Ata jetojnë së bashku me dy djemtë që kanë nga marrëdhëniet e mëparshme. Çifti janë shfaqur herë pas here publikisht në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe duken shumë të lumtur. Mirëpo, së fundmi, në rrjet po përflitet se çifti do të bëhen sërish prindër. Gjithçka ka nisur nga një video që Çiljeta ka publikuar në TikTok një video, ku shfaqet me barkun rrumbullak.

Nuk dihet nëse është vërtetë shtatzënë apo është shëndoshur, por komentet kanë qenë të shumta. Deri atëherë nuk na mbetet veçse të presim për një konfirmim nga ana e këngëtares. Dy këngëtaret e njohura Ingrit Gjoni dhe Çiljeta Xhilaga njihen për miqësinë e tyre të ngushtë prej 20 vitesh. Ato kanë sjellë vite më parë bashkëpunime muzikore të cilat i kanë kthyer në hite të cilat dëgjohen edhe sot.

Së fundmi Ingriti ka qenë e ftuar në ‘Më lër të flas’ ku ka folur për raportin që ka me Çiljetën, ku riktheu dhe ‘sherrin’ e tyre disa vite më parë për një laps sysh. “Kam kujtime me Çiljetën, kam kujtime me shumë kolegë. Çili është shumë mirë, dikur jemi zënë për një laps sysh. Kam shumë kujtime me të. Miqësia me Çilin sigurisht vazhdon”- tregoi këngëtarja.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: