Cindy Crawford po bën shumë flashback, duke postuar foto nga vitet ’80 dhe ’90, kur ishte një nga modelet më të kërkuara në botë.

Shumë prej seteve te saj fotografike konsideroheshin mjaft të guximshme për atë kohë dhe në postimin e saj më të fundit, ajo kujton një nga punët e saj më të përfolura.

Crawford, tani 57 vjeç, dhe KD Lang u bënë zërat e shtypit në mbarë botën 30 vjet më parë, kur bënë një set fotografik seksi së bashku për Vanity Fair. Dy femrat kanë pozuar sensuale. Këngëtarja ishte e veshur me veshje burrash e ulur në një karrige berberi me shkumë në fytyrë dhe Crawford që qëndronte mbi të, e veshur me një trupore të zezë.

“Nuk mund ta besoj që ishte 30 vjet më parë! Më pëlqeu të paraqitesha në kopertinën e Vanity Fair fotografuar nga Herb Britsch.

  • foto galeri
  • foto galeri

Herb më kishte telefonuar një natë më parë për të parë nëse doja të merrja pjesë në këtë set fotografik, i cili konsiderohej paksa i guximshëm në atë kohë, duke sfiduar stereotipet gjinore. Kjo është një nga kopertinat e mia të preferuara, shumë krenare që kam qenë pjesë e saj”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e postimit të saj.

Kjo kopertinë u publikua në gusht 1993 dhe është ende një nga kopertinat më të shitura të Vanity Fair, siç tha K.D. Lang nga ana e saj në profilin e saj në Instagram.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb