Cindy Crawford mund të jetë në dekadën e saj të 60-të, por mbrëmjen e së dielës, më 3 dhjetor, ajo u kujdes që t’i kujtojë audiencës së saj online se ka qenë një nga modelet më seksi në botë.

Në fotot e reja që ka postuar në Instagram, 57-vjeçarja ka ndarë me mbi 8 milionë ndjekësit e saj, foto të rralla të vetes duke pozuar e zhveshur në shtrat, me një çarçaf të mbështjellë rreth trupit. Ajo është fotografuar duke buzëqeshur, duke mbajtur një aparat telefoni fiks në njërin vesh dhe një revistë.

  • foto galeri
  • foto galeri

Postimi i saj mori dhjetëra mijëra pëlqime dhe komente, përfshirë atë të Naomi Campbell. “Pantera e zezë” hyjnizoi Crawford-in me tre zemra të kuqe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb