Eksperti i ekonomisë, Adrian Civici i ftuar në emisionin “Real Story” në News 24 komentoi idenë për legalizimin e kultivimit të kanabisit për qëllime mjekësore në Shqipëri.

Ai tha se vec përfitimeve edhe rreziqet janë shumë të mëdha për një vend si Shqipëria.

“Ky është një vendim që e marrim me disa dritëhije, e kanë 22 vende të BE të legalizuara, disa prej të cilave edhe për përdorim të kontrolluar. Po ta shikojmë nga pikëpamja ekonomike ai nuk sjell shpëtimin e ekonomisë.

Maqedonia planifikon të fitojë 100 mijë dollarë në vit , nëse do rrinim në të njejtat nivele them që është një e ardhur që ndikon pozitivisht në situatën ku jemi, por ka pikëpyetje nisur nga tradita e keqe që ne kemi nga prodhimi ilegal. Akoma nuk ka detaje si do administrohet dhe si do funksionojë ky minisektor. Shumë vende e kanë monopol shtetëror këtë proces, kanë statistika për kontratat dhe fermerët që do ta prodhojnë, duhet të mos shitet si lëndë e parë por të përpunohet, pra duhet saktësuar kjo.

Ka shqetësim se shumica e vendeve që e kanë legalizuar kanë hequr edhe masat e dënimit për përdorimin. Në vendet e botës ka sjellë shumë problem tek të rinjtë edhe te grupet më vulnerabël. Nëse krijon një treg legal, kjo krijon mundësi që edhe tregu tjetër mund të vazhdojë me kontrabandë, pra kërkohet kontroll dhe vendosmëri akoma më e madhe. Ka shqetësim të fermerëve se duke qënë kulturë me rentabilitet të lartë mund të dëmtojë produktet dhe tokën bujqësore”,- tha Civici.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb