Koreja e Veriut së shpejti mund të ketë plutonium të mjaftueshëm për armë bërthamore, ka thënë shefi i inteligjencës amerikane, James Clapper. Sipas tij, Phenjani po ashtu ka ndërmarrë hapa në drejtim të krijimit të sistemit të raketave balistike interkontinentale.

“Koreja e Veriut ka zgjeruar objektin e pasurimit të plutoniumit Yongbyon dhe ka rinisur punën në reaktorin për prodhim të plutoniumit”, ka thënë Clapper në vlerësimin e tij vjetor të kërcënimeve me të cilat përballet SHBA-ja.

Komentet vijnë pak ditë pasi Koreja e Veriut ka lëshuar një raketë me rreze të gjatë veprimi për të cilën ka thënë se ka bartur një satelit, shkruan rel. Ky veprim ka rritur frikën për aftësitë e saj bërthamore.
Zyrtarë amerikanë dhe ekspertë të mbrojtjes raketore kanë thënë se lançimi i fundit i raketës nga Koreja e Veriut mund të çojë në ndërtimin e sistemeve të mbrojtjes raketore në Azi.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: