GJIROKASTËR- Një 68-vjeçar është arrestuar nga policia në Libohovë të Gjirokastrës pasi ka dhunuar vajzën e tij dhe më pas e ka qëlluar me mjete prerëse.

Nga punonjësit në Postën e Policisë Libohovë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Piro Bane, 68 vjeç, banues në Libohovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike si dhe ka goditur me mjet prerës vajzën e tij 30-vjeçare. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb