ITALI – Një episod i shëmtuar u regjistrua në garat me motor Moto2, në Misano, Itali. Piloti italian Romano Fenati gjatë garës dhe kur po leviznin me më shumë se 200 km/h, i kapi frenat pilotit kundërshtar Stefano Manzi me të cilin ishte shumë afër.

Ai u përjashtua nga gara dhe u dënua dhe u pezullua edhe nga dy gara të tjera pezullim. “Fenati nuk duhet lejuar më që të hipë mbi motor. Kur të kthehej në bokse, skuadra duhet t’i kishte dhënë një shkelm b… dhe ta përjashtonte përgjithmonë”, tha Cal CrutchloW, pilot i MotoGP.

Episodi i shëmtuar shkaktoi edhe shumë pakënaqësira edhe nga komentuesit në rrjetet sociale sidomos për dënimin që mori. Ata shkruanin se dënimi që iu dha ishte shumë i butë dhe se ai duhej të përjashtohëj fare.

Ndërkohë vetë protagonisti i episodit, Manzi ka reaguar në faqen online gpone.com ku ndër të tjera ka thënë se një gjest i tillë as nuk duhet të mendohet e jo të bëhet.

“Një lëvizje dashakeqe vë në rrezik jetën e pilotëve të tjerë është një gjest i pafalshëm, nuk e di si qëndrova në këmbë.”- ka thënë Manzi.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb