Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një reagim në “Facebook” shprehet se barra e rëndë e çmimeve ka detyruar shqiptarët që të ulin shpenzimet.

Gjithashtu Xhixho thekson se janë të detyruar të marrin borxh, sepse nuk kanë asnjë mbështetje nga qeveria.

Reagimi i plotë:

Shqiptarët janë detyruar të ulin shpenzimet për shkak të barrës së rëndë të çmimeve.

66.2% e shqiptarëve shpenzojnë më pak kudo.

Sipas Eurobarometrit:

  • 36.4% e qytetarëve kanë hequr dorë nga disa shpenzime
  • 35% e tyre blejnë më lirë
  • 30% e tyre konsumojnë më pak

Pa mbështetje nga qeveria, një pjesë e madhe detyrohen të kërkojnë ndihmë apo të marrin borxh.

  • 11.8% kanë kërkuar ndihmën e fëmijëve për t’u përballur me krizën
  • 7% kanë kërkuar ndihmën e të afërmve ● 2.6% kanë marrë borxh

Janë pikërisht këta qytetarë që zhyten në varfëri çdo ditë, ata që paguajnë për inceneratorët dhe PPP-të, me të cilat mbushin xhepat klientët e Ramës.

Janë pikërisht këta qytetarë që mbushin arkën e shtetit përmes TVSH-sē, por nuk marrin mbrapsht asnjë mbështetje financiare.

Maxhoranca i ka hedhur poshtë herë pas here propozimet tona konkrete për mbështetjen e disa kategorive në nevojë.

Për fatin e keq të shqiptarëve, rrugët që u kushton kilometri 20 milionë euro janë standardi i qeverisë “Rama”.

Standardi i qytetarëve, pikërisht për shkak të keqqeverisjes, mbetet mbyllja e muajit pa borxhe, duke i hequr vetes nga tryeza edhe ushqimet bazike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: