Deputetja e Partisë së Lirisë Erisa Xhixho, ka reaguar në lidhje me situatën e rëndë në arsimin shqiptar.

Në një reagim në rrjetet sociale, Xhixho ka propozuar 4 pika, me anë të të cilave ajo shprehet se do të shmanget kolapsi në arsim.

“Shqipëria rrezikon të mbetet pa mësues në vitet që vijnë dhe ne duhet të reagojmë sot!
Çfarë propozojmë ne për të shmangur kolapsin e sistemit arsimor?

1. Mësuesia dhe shkenca duhet të konsiderohen degë prioritare. Ato duhen trajtuar me incentiva të jashtëzakonshme dhe praktika që nxisin motivimin e studentëve.
2. Të ndërmerren reforma të thella në kurrikula dhe aftësimin e mësimdhënies.

3. Niveli i pagave të mësuesve në piramidën e pagave të miratohet me ligj me shumicë të cilësuar. Kjo do motivojë mësuesit të rrisin kapacitetet e tyre dhe studentët ta shohin degën e mësuesisë me prioritet dhe dinjitet.

4. Të rritet cilësia e të shtohen çerdhe e kopshte në qytetet kryesore, ku numri i fëmijëve i tejkakon kapacitetet.
Duhet t’i japim së ardhmes mësuesit dhe mësuesve vlerën e paçmuar që kanë!
Ta bëjmë sot se përndryshe nesër do të jetë vonë!”, tha Xhixho.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: