Pasi rimori vendin e parë në renditjen botërore të tenisit, Novak Djokovic triumfon edhe në mbrëmjen e ndarjeve të çmimeve “Laureus”. Raketa numër një e botës fitoi trofeun prestigjoz atë të “Sportistit të Vitit”. Pas shumë problemeve fizike, tenisti serb arriti të kthehet te suksesi, duke kaluar sërish të gjithë rivalët në krye të klasifikimit botëror. Ky është trofeu i katërt “Laureus” për Djokovic, që barazon rekordin e Usain Bolt. Në garën për këtë çmim, tenisti mundi rivalitetin e sulmuesit francez, Kilian Mbape dhe atë të yllit amerikan të basketbollit LeBron Xhejms.

2526409 52426897 1600 900
2526409 52426897 1600 900

Trofeu si “Sportistja e Vitit” u fitua nga gjimnastia Simone Biles. Megjithësë 21 vjeç, sportistja amerikane fitoi katër medlaje të arta, duke hyrë në histori si e vetmja që arrin të triumfojë në katër Kampionate Botërore.

1550535849 755926 1550536435 Noticia Normal
1550535849 755926 1550536435 Noticia Normal

Një tjetër vlerësim mori kombëtarja e Francës. Si kampionë të botës në fuqi “Gjelat” triumfuan në garën për trofeun e “Skuadrës së Vitit”, duke lënë pas skuderinë Mercedes në Formula 1 dhe kampionët e NBA, Golden State.

5.bild
5.bild

Në mbrëmjen gala të “Çmimeve Laureues” për sportin u vlerësuan edhe tenistja japoneze Naomi Osaka si dhe për karrierën e tyre, golfisti Tiger Woods dhe ish-skiatoria amerikane Lindsey Vonn.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: