Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare, Ermonela Jaho është shpallur nga Çmimet Ndërkombëtare të Muzikës Klasike 2023 si “Artistja e vitit”.

Shqiptarja Ermonela Jaho ka arritur të vlerësohet me një çmim kaq të rëndësishëm mes shumë emrash të njohur.

-Vlerësimi nga International Classical Music Awards –ICMA.
Çmimi i lartë iu dha për zërin unik dhe të jashtëzakonshëm dhe shkëlqimin madhështor në skenë.
Çmimi i delegohet sopranos së shquar të operës botërore, Ermonela Jaho me motivacionin:
“Me bukurinë unike të zërit të saj madhështor, të udhëhequr me vendosmëri drejt shkëlqimit të lavdishëm, Ermonela Jaho mahnit me estetikën e saj të pastër vokale.”.
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb