Presidenti Bajram Begaj ka uruar sopranon Ermonela Jahon, e cila ka ftuar çmimin “Artistja e Vitit” nga International Classical Music Awards.

Në një reagim në ‘Facebook’ Begaj theksoi se Jaho është ambasadore e shkëlqyer e Shqipërisë në botë.

MESAZHI I BEGAJT

Urime Ermonela Jaho, për çmimin “Artistja e Vitit” nga International Classical Music Awards!

Ju jeni një Ambasadore e shkëlqyer e Shqipërisë në botë, ndaj arritjet tuaja artistike kanë duartrokitjet dhe mirënjohjen e të gjithë shqiptarëve!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: