TIRANE

Janë ndarë sot në Tiranë çmimet “Vangjush Gambeta”, në një ceremoni të organizuar në Hotel Tirana, ku të pranishëm ishin edhe Presidenti Ilir Meta si edhe kreu i Kuvendit Gramoz Ruci.

Dy gazetaret e News24, Klodiana Lala dhe Erjola Jata janë nderuar me çmime nga Unioni i Gazetarëve.

Cmimi “ Reporteri i Vitit 2018” shkoi për gazetaren e News24, Klodiana Lala për punën dhe këmbënguljen profesionale në raportimet e saj.

“Raportimi më i mirë i Vitit 2018”, këtë vit shkoi për gazetaren Anila Hoxha, e cila sikundër thuhet në certifikatën e cmimit, spikat përme raportimeve kurajoze.

Për raportimin dhe hulumtimin më të mirë ekonomik në median audio vizive në Shqipëri, gazetarja e News24, Erjola Jata u nderua me cmimin “Vangjush Gambeta” .

Të njëjtin cmim, “Vangjush Gambeta” , shkoi edhe për gazetaren e gazetes Panorama, Dorina Azo si edhe për gazetarin Omer Xhaferri, për raportimin dhe hulumtimin më të mirë ekonomik në shypin e shkruar në Shqipëri e Maqedoni.

Gjatë kësaj ceremonie janë ndarë edhe çmimet e karrierës in memoriam,(pas vdekjes).

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb