Në Itali, në fund të këtij sezoni pritet të “shpërthejë” edhe një herë valsi i trajnerëve. Të paktë janë ata që e kanë vendin e sigurt, përjashto këtu trajnerë si Chivu apo Spalletti, të cilët janë të konfirmuar, ndërsa pjesa tjetër janë të gjithë në ajër, të paqartë në lidhje me të ardhmen. Një rol përcaktues në këtë vals pritet të ketë Antonio Conte: “Conte lëviz gjithçka”, ishte titulli kryesor i Corriere dello Sport këtë të enjte.

Nëse Conte vendos të largohet nga Napoli, kjo lëvizje mund të ketë një efekt domino edhe në disa prej stolave të Serie A. Vendin e tij te Napoli mund ta marrë Sarri, me “komandantin” që nuk do të refuzonte De Laurentiis për një rikthim të dytë.

Corriere Dello Sport
Corriere Dello Sport

E paqartë mbetet edhe e ardhmja e Allegrit. Ky fund sezoni ndryshoi totalisht balancat pasi jo të gjithë tani janë të kënaqur, madje edhe vetë trajneri i cili tani po reflekton në lidhje me të ardhmen e tij në krye të “djallit”.

Allegri, ashtu si edhe Conte, janë dy profilet më të lakuara për stolin e përfaqësueses italiane. Me “valixhe” në duar janë edhe trajnerët e Bologna-s, Atalantës dhe Fiorentinës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb