Jo vetëm Serie A dhe futbolli në vend, pasi koronavirus që ka prekur Italinë rrezikon edhe dy miqësoret e kombëtares shqiptare në program për t’u luajtur në fund të muajit mars. Skuadra kuqezi duhet të përballet në datën 27 me San Marino në transfertë, ndërsa tre ditë më pas në Udine kundër Sllovenisë. Deri tani nuk ka një vendim, por mediat italiane flasin se qevria në vend pritet të nxjerrë një dekret, që ndalon për një muaj ndeshjet me tifozë.

Të kontaktuar nga “Balkanweb”, burime në Federatën Shqiptare të Futbollit bëjnë me dije, se po monitorojnë situatën dhe janë në kontakt të vazhdueshëm me organizatorët, por për momentin nuk ka ndryshim plani.

5e5be722ed2a6.image
5e5be722ed2a6.image

Gjithsesi, nëse dekreti i paralajmëruar nga mediat përtej Adriatikut firmoset nga qveria në vend, atëherë vështirë që këto ndeshje të zhvillohen sipas programit. Në axhendën ekzistuese, kombëtarja kuqezi duhet të luajë në fillim në San Marino dhe më pas në Udine. Për shtetin e vogël ka pak informacion në lidhje me përhapjen e virusit, por gjithsesi pozicioni i tij gjeografik brenda gadishullit Apenin e bën rrezikun evident. Nga ana tjetër, Udine është një nga zonat më të prekura nga Coronavirus. Në këtë mënyrë, në Federatën Shqiptare të Futbollit duhet të përgatisin edhe disa plane rezervë për miqësoret e marsit të përfaqësueses kuqezi.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb