Pandemia e Covid-19 detyron Federatën Argjentinase të Futbollit të mbyllë përpara kohe kampionatet në të gjitha kategoritë. Lajmi që u dha një ditë më parë nga presidenti Claudio Tapia është konfirmuar nga Komiteti Ekzekutiv I Federatës në vend. “Të gjithë kampionatet kanë përfunduar këtu. Do të kthehemi në fushë vetëm kur të na lejohet nga autoritetet sanitare.

Claudio Tapia
Claudio Tapia

Pra, do të luhet vetëm kur të jetë e mundur në siguri”, ka thënë Tapia. Ndeshja e fundit e luajtur në kampionatin argjentinas është ajo e 10 marsit mes Esatudiantes dhe Racing Club. Sipas mediave në vend, kampionati mund të rinisë vetëm në shtator, megjithëse gjithçka do të varet nga evoluimi i pandemisë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb