Masat mbrojtëse kundër coronavirusit kanë goditur dhe një nga protagonistët e futbollit anglez. Son Hueng Min, anësori sulmues i Totenhemit, sapo të kthehet nga Korea e Jugut do të përfundojë në karantinë për të evituar rrezikun e infektimit të skuadrës.

Këtë e ka komunikuar vetë trajneri i “Spursas”-ave, Zhoze Murinjo: “Nuk më takon mua ta gjykoj këtë vendim. Në këto situata është e drejtë që masat e nevojshme t’i marrin autoritetet, qeveria. Klubi u përmbahet rregullave të tyren dhe kjo vjen dhe për Sonin,” tha “Special One”.

Në Korenë e Jugut ka të paktën 2500 raste të coronavirusit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb