Philipp Coutinho, futbollisti më i shtrenjtë i merkatos së janarit, së fundmi është i interesuar për të bërë të tijën pasaportën portugeze. Pas kësaj raportojnë mediat spanjolle fshihet klubi i Barcelonës i cili i ka kërkuar lojtarit të lirojë vendin e ekstrakomunitarit në ekip.

Katalanasit janë të interesuar për të firmosur me talentin 21-vjeçar brazilian Arthur Melo, por për momentin është e pamundur pasi vendet për futbollistët ekstrakomunitarë janë të zëna.

Për këtë arsye Coutinho është në pritje të pasaportës portugeze. Lajmin e ka konfirmuar edhe ai vetë: “Po, mund ta marrë pasaportën nëpërmjet gruas sime.”

Në fakt kjo është diçka mëse e mundshme pasi mesfushori është prej 3 vitesh i martuar me gruan e tij Anna. Kjo nuk është hera e parë që Barcelona aplikon këto metoda. Më herët Luis Suarez ka lëshuar vendin e ekstrakomunitarit pasi ka marrë pasaportën italiane nëpërmjet gruas së tij Sofia Balbi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb