Bizneset do të rihapen në Belgjikë nga 1 dhjetori, ndërkohë që bllokimi i pjesshëm do të mbetet në fuqi, duke qenë se ka lejuar rënien e rasteve të COVID-19, njoftoi dje kryeministri belg, Alexander De Croo.

 

“Nga 1 dhjetori, dyqanet do të mund të rihapen”, tha ai në një fjalim në televizionin shtetëror.

“Situata në vendin tonë po përmirësohet, por është e rëndësishme të ruajmë këtë kurs”, shtoi kreu i qeverisë belge.

Gjithashtu, De Croo i paralajmëroi belgët se festimet e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri do të ishin ndryshe këtë vit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb