Zyrtarët gjermanë të Shëndetësisë u kërkuan të premten banorëve që të shmangin të gjitha kontaktet jo thelbësore, pasi vala e katërt e koronavirusit goditi vendin dhe parlamenti miratoi një paketë të re masash për shëndetin publik.

“Kjo është një emergjencë kombëtare”, deklaroi sot kreu i organit të kontrollit të sëmundjeve, në Institutin ‘Robert Koch’ (RKI), në Berlin, Lothar Wieler.

Wieler u bëri thirrje qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur, duke kërkuar gjithashtu mbylljen e kafeneve me ajrosje të dobët.

“Spitalet ishin të ngarkuara në shumë rajone dhe nivelet në rritje të vaksinimit ishin të pamjaftueshme për të frenuar pandeminë”, tha Wieler.

“Shkalla e përgjithshme e të vaksinuarve plotësisht ka mbetur e pandryshueshme në rreth 68 përqind. E gjithë Gjermania është prekur nga një shpërthim i madh i virusit. Ne duhet të marrim në dorë frenat e emergjencës”, tha kreu i RKI, ndërsa u tërhoq nga thirrja për një izolim të plotë.

Në deklaratën e tij, ministri në largim i Shëndetësisë, Jens Spahn, la të nënkuptohet se mund të vendoset një masë izolimi, ndërsa bëri thirrje për t’iu bashkuar përpjekjes së përbashkët kombëtare duke paralajmëruar se, vaksinimi si një masë e vetme nuk do të ishte në gjendje të thyente valën e re të virusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb