Tirana do t’i nënshtrohet testeve kundër Covid-19! Klubi bardheblu, që në mesjavë ishte e impenjuar në transfertën e Ballshit, ku fitoi 3-1 ndaj Bylisit, do të jetë në dispozicion të Institutit të Shëndetit Publik, i cili do të bëjë testet me tamponë për të gjithë skuadrën dhe stafin. Lajmin e konfirmojnë burime zyrtare të klubit bardheblu.

Te skuadra e Bylisit u regjistrua dhe rasti i parë i koronavirusit në Superligë, ku Eridion Qardaku rezultoi i infektuar nga Covid-19 pas kthimit nga Shkodra. Kjo ka detyruar ISHP-në që të marrë masa dhe të kryejë testet te Tirana përpara se 24 herë kampionët do të udhëtojnë në Gjirokastër për sfidën e së dielës kundër Luftëtarit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb