Në mars, Idris Elba ka qenë një ndër yjet e parë që ka zbuluar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Tani aktori është shëruar plotësisht dhe ka folur sërisht për këtë argument gjatë një interviste për të përjavshmen britanike Radio Times, si dhe për efektet traumatike që diagnoza e sëmundjes ka pasur mbi të.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

’Isha asimptomatik dhe nuk kisha simptoma të veçanta siç kanë pasur të tjerët’, ka treguar ai duke shpjeguar:’Jam goditur rëndë në nivelin mendor, sepse nuk dihej shumë përsa i takon virusit’.

‘U detyrova të flas, vetëm sepse sëmundja ishte kaq e panjohur’, ka vazhduar protagonisti i ‘Luther’, që ndjehet ‘me fat që është gjallë dhe mirënjohës që ka arritur ta mundë sëmundjen’
Idris Elba ka shtuar që në fund ‘ka pasur nevojë për lockdown për të kaluar sëmundjen, por edhe bota kishte nevojë për lockdown’, ka shtuar ai. Aktori britanik kishte ndarë diagnozën e tij disa ditë pasi Tom Hanks e bashkëshortja e tij Rita Wilson kishin bërë të ditur rezultatin pozitiv me Covid-19. Fakti që aktori i çmimin Oscar kishte folur publikisht për sëmundjen e tij e kishte ndihmuar dhe motivuar për ta kaluar semundjen e rëndë.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb