Gjatë 24 orëve Maqedonia e Veriut ka regjistruar 393 raste të reja me Covid-19. Ndërkohë nga Instituti i Shëndetit Publik njoftojnë se janë shëruar 397 pacientë.

Ndërsa betejën me Covid-19 e kanë humbur edhe 25 pacientë të tjerë, duke e çuar numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë në 6783. Që nga fillimi i pandemisë, në Maqedoni janë regjistruar gjithsej 193.846 raste.

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: