Tre fasoneri janë mbyllur në Gjirokastër si pasojë e Covid-19. Lajmi konfirmohet për BalkanWeb nga gazetarja Brikena Metaj.

Mësohet se në këto fasoneri ka pasur raste me COVID-19, duke bërë që ato të mbyllin punën. Zyrtarisht janë 322 raste aktive në qark Gjirokastër.

Kujtojmë se në vendin tonë dje u regjistruan 8 viktima si dhe 563 raste me COVID-19.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb