ITALI

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë përditësuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së COVID-19 atje.

 

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 2.490 raste të reja me COVID.

 

Ndërkohë, nga krahu tjetër, numri i viktimave nga virusi ishte 110, duke e çuar këtë numër në total, që prej fillimit të pandemisë në 125.335.

 

Në njësinë e kujdesit intensiv, aktualisht, ndodhen 1.382 qytetarë, ndërsa 7.032 qytetarë janë shpallur të shëruar.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: