Situata e COVID-19 në Itali vijon të jetë ende alarmante. Ministria e Shëndetësisë në Itali, ka konfirmuar se gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendit janë infektuar 20884 persona dhe kanë humbur jetën 347 të tjerë.

Po ashtu, autoritetet kanë njoftuar se 9018 persona ndodhen në intubim.

Sakaq, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me COVID në Itali, që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 2.976.274 persona, ndërsa në total kanë humbur jetën 98.635 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb