ITALI

Autoritetet shëndetësore në Itali, kanë publikuar të dhënat e fundit të COVID-19 atje. Në njoftimin zyrtar thuhet, se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 4.522 persona të infektuar.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 4 qytetarë.

Gjatë këtij intervali kohor janë shtruar në spitale 2.418 qytetarë, ndërsa në njësitë e kujdesit intensive ndodhen mbi 100 persona.

Sakaq, autoritetet italiane nxisin qytetarët që të respektojnë masat e vendosura, si një mënyrë për të frenuar përhapjen e pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb