FIER

Tre shkolla publike dhe një private në Fier kanë aktualisht raste me COVID-19.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se shkollat ‘’Naim Frashëri’’, ‘’Jakov Xoxa’’ dhe ‘’Penellopi Piro’’ kanë nxënës të infektuar me COVID-19. E njëjta situatë dhe në një shkollë private.

Nxënësit që kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 janë karantinuar në banesat e tyre, teksa dyshohet se e kanë marrë nga prindër apo të afërm.

Tek shkolla ‘’Penellopi Piro’’ dy nxënësit që janë infektuar janë kushërinj me njëri- tjetrin dhe kanë pasur kontakte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb