Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut, kanë publikuar të dhënat e ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orët e fundit, kanë rezultuar pozitiv me virusin 3 persona nga Shkupi.

Nga krahu tjetër, për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë gjatë këtij intervali kohorë.

Instituti i Shëndetit Publik njofton gjithashtu se janë shpallur të shëruar 6 qytetarë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb